Prej disa vitesh është rritur numri i grave me vezore polikistike.
Prej disa vitesh është rritur numri i grave me vezore polikistike në të gjithë botën. Disa studime kanë hedhur teorinë se kjo rritje e numrit mund të lidhet me tipin e ushqyerjes, stresin, përdorimin pa kriter të kontraceptivëve, obezitetin apo faktorët gjenetikë.
Sindroma e ovarit polikistik është një çekuilibër hormonal që jep problem në funksionimin e vezoreve. Vezoret prodhojnë çdo muaj nga një vezë e cila çlirohet për të kaluar në pjesët e tjera anatomike: tubat e Fallopit dhe në brendësi të uterusit. Në rastin e SOP, veza nuk arrin dot të bëjë procesin e ovulacionit.
Kjo shkakton çrregullime të ciklit (oligo/amenorre) dhe probleme të fertilitetit.
Origjina akoma nuk dihet, por mund të ndikojnë disa faktorë si stili i jetesës (mungesa e aktiviteti fizik, jeta sedentare, ushqimi), bashkë me gjenetikën e pacientes.
Një paciente me Sindromën e Ovarit Polikistik mund të shfaqë çrregullime të ciklit, obezitet, akne, shtim i qimeve në zonat karakteristike mashkullore, lëkurë e yndyrshme.
Sot Sindroma e Ovarit Polikistik shikohet pak më gjerë, në kuadër të Sindromës Metabolike e cila mund të shoqërohet me mbipeshë, rezistencë ndaj insulinës dhe tendencë për diabet dhe hipertension.
Për me shumë informacione : https://sanluca.al/sherbime-mjekesore/gjinekologji/